Shkollë e mesme shqipe në Zadër të Kroacisë

By FerizajPress

July 13, 2016

Shkolla e mesme “Vladimir Nazor” do të ketë edhe kurse rreth lëndëve të gjuhës dhe kulturës shqiptare, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për vitin shkollor 2016/2017, e cila miratoi mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për të gjithë studentët e interesuar të pakicës shqiptare atje, transmeton KosovaPress.

Ministria e ka miratuar lejimin e mësimit të gjuhës shqipe pasi ka marrë një përgjigje pozitive nga Agjencia për Arsimin dhe Programin Mësimor në Kroaci.

Kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve për rajonin e  Zadrës, Adem Shala ka thënë se kjo është një iniciativë e komunitetit shqiptar, e cila nisi rreth një vit e gjysmë më parë.

Procsi mësimor pritet që të fillojë në vitin e ri shkollor.

.