Lajme

Shkolla në Kaçanik, ku flitet me “kode”: A i kuptoni këto shkresa? (Foto)

By FerizajPress

April 02, 2016

Gabimet në drejtshkrim janë bërë të zakonshme për institucionet në Kosovë, përfshirë edhe ato akademike. Të njëjtat probleme duket se i ka edhe shkolla fillore “Emin Duraku” në Kaçanik.

Madje, problemet drejtshkrimore i ka aq të theksuara, sa dokumentet zyrtare që lëshon për progresin e nxënësve dhe mbarëvajtjen e tyre në mësimnxënie , janë tërësisht të pakuptueshme.

Kjo bëhet edhe më skandaloze kur dihet se drejtshkrimi kryesisht mësohet në fillore.

Basri Kodra, aktualisht asambleist në Kuvendin Komunal të Kaçanikut, ka publikuar dy fotografi të një dokumenti të lëshuar, të cilin shkolla në fjalë e praktikon për të njoftuar prindërit e nxënësve me procesin e notimit të tyre.

Ky dokument, për të cilin Kodra kërkon ndihmë nga miqtë për ta deshifruar, është i nënshkruar edhe nga vetë drejtori i shkollës, Avdyl Raka.