Drejtues të shkollës fillore të mesme të ulët “Gjon Serreqi” në Ferizajt, këtë të premte organizuan program festiv me rastin e 17 vjetorit të ditës së çlirimit të Ferizajt me moton “Unë mund ta ndihmojë shkollën”.
Në këtë program merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale, drejtues të shkollës përfaqësues të organizatës gjerman Giz, si dhe prind dhe mësimdhënës. Në hapjen e këtij manifestimi kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë organizim e ka vlerësuar tejet lart duke theksuar se rëndësia e kësaj dite është shumë e madhe.