Ferizaj

Shkolla “Gjon Serreçi” fiton garat në kuizin e diturisë

By FerizajPress

June 14, 2019

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët,”Gjon Serreçi” nga Ferizaj ka dalur e para në garat republikane të dijes-kuizin “123 Fillo” Siç dihet në këto gara pjesëmarrëse kanë qenë shkollat nga tërë vendi,ndërsa me këtë rast nxënësit fitues dhe arsimtarët i ka përgëzuar drejtori i shkollës,Nazmi Heda.Në një postim ne fb ai ndër tjerash ka shkruar: Në luftën e madhe për dije sot u shpallëm kampion në garën republikane – kuizin ” 123 Fillo”.

Krenarë me nxënësit tanë Përgëzime shkollës dhe nxënësve.Kjo është hera e dytë që kjo shkollë ka dalë fituese në këto gara.