Ferizaj

Shkolla fillore”Gjon Serreçi” Kampion në Hendboll në garat Komunale

By FerizajPress

March 14, 2019

Sot në Ferizaj në palestrën sportive “Bill Clinton” u mbajtën garat komunale në hendboll për SHFMU (femrat). Në këto gara morën pjesë 12 shkolla: “Naim Frashëri”,”Pesë Deshmorët e UÇK-së “,”Gjon Serreçi”,”Ganimete Tërrbeshi”,”Bilall Shala”,”Tefik Çanga”,”Riza Matoshi”,”Jeronim de Rada”,”Pavarsia”,”Ramadan Rexhepi”,”Halit Ibishi”,”Tërrni”.Fitueset e këtyre garave janë:Vendi i pare: SHFMU “Gjon Serreçi”,Vendi i dytë:SHFMU”Jeronim de Rada”,Vendi i tretë:”Ramadan Rexhepi”.Për fituesit në fund u ndanë mirënjohje dhe kupa. Në këto gara ishin prezent edhe kryetari i Federatës së sportit shkollorë të Republikës së Kosovës z.Adrian Telaku dhe sekretari i Federatës z.Agron Dubovci.Këto gara u organizuan nga SHPKFSSH-Ferizaj në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit.SHFMU “Gjon Serreçi e përfaqson komunën tonë ne garat regjionale.Garat komunale për SHFMU (meshkujt) mbahen me datë 18.03.2019 në ora 10:00 në palestrën “Bill Clinton”- Ferizaj.