Ferizaj

Shkolla fillore “Ganimete Tërbeshi”shënon ditën e saj

By FerizajPress

May 24, 2016

Struktura komunale, nxënës, arsimtarë, por edhe prindër këtë të martë ishin mbledhur për të shënuar 31 vjetorin e themelimit të shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj.

Drejtoresha e kësaj shkolle Zymrite Berisha më këtë rast është shprehur se shkolla që ajo drejton që nga themelimi i saj ka treguar suksese si në mësim po ashtu edhe ne garat e diturisë. Ajo më tej ka folur edhe për investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt, në këtë shkollë por edhe në paralelen e ndarë të kësaj shkolle në fshatin Muhovc. Ndërkaq kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e kësaj ditë.