Shkolla e mesme për Agrobiznes dhe Teknologji “Zenel Hajdini” në Ferizaj po bënë përgatitjet e fundit që brenda pak ditësh të kompletohet edhe me kabinetin e Veterinës, cabinet ky që u mundëson nxënësve që punën praktike ta kryejn brenda shkollës.
Drejtori I shkollës Abdullah Imeri pohon se ka pasur një përkrahje të mirë institucionale prezantimi i këtij projekti dhe se Klinika e tillë veterinare do të jetë një cabinet modern i punës me nxënës, transmeton Televizioni Liria.
“Në shkollën e Agrobiznesit ka vite që ekziston drejtimi I veterinës por zakonisht mësimi praktik është kryer nëpër ordinance private. Me inisiativën e veterinarëve, mësimdhënësve, që I kemi në shkollë dhe me përkrahjen e Drejtorive komunale ,duke filluar nga Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Financave kemi ardhur deri te një projekt që këtu të bëhet një ordinancë veterinare dhe nxënësit ta kryejn drejpërsëdrejti këtu pjesën praktike, pra nxënësit të jenë akterët kryesorë të praktikës e që do tu ndohmojë më shumë që ata të jenë sa më të përgatitur kur të marrin një diplom të shkollimit. Pra është një hapë që në të ardhmen të përgatisim vërtet teknik të veterinës që i duhet tregut të punës” ka thënë Imeri.
Edhe mësimdhënësit e programit të Veterinës në shkollën për Agrobiznes dhe Teknologji thon se mësimi teorik me atë praktikë është ngusht i lidhur., prandaj kabineti do të ketë rol të veçantë në plotësimin e njohurive për nxënës.
“Profesioni i veterinarisë përveç mësimit shkoencorë gjithësesi e ka edhe një detyrim praktik që nxënësit të përgatiten për punë të veterinarisë në teren dhe në klinikat veterinare. Idea e realizimit të klinikës ka qenë qyshë moti por mundësitë ishin të kufizuara, ndërsa tash, falë një donacioni të Qeverisë Komunale u bë e mundur që të bëhet një ordinancë e tillë veterinare, e cila objektiv do të ketë punën praktike me nxënës. Do të mundohemi me kolegët veteriner që të punojmë , në përputhshmëri me kurrikulat mësimore dhe nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës” ka thënë Kushtrim Rexhepi, mësimdhënës i lëndëve të veterinës pranë kësaj shkolle.
Përmirësimi i kushteve në shkollat profesionale dhe kompletimi i tyre me kabinete moderne në këtë shkollë po konsiderohet edhe një thirrje për ardhje të më shumë nxënësve në drejtimet që deri tani ka pasur pak interesim por ofrojnë mundësi të mirë për punësim.
Në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë theksojnë se tregu ka mjaftë nevoja për këto kuadro prandaj orientimi i të rinjëve në prag të vitit të ri shkollor edhe në këtë drejtim është një zgjidhje e qëlluar.
Kompletimi I kësaj ordinance veterinare me mjete financiare është përkrahur nga Komuna e Ferizajt në shumë prej 9500 euro, transmeton Televizioni Liria.