Ferizaj.27.03.2017. Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj tashmë ka filluar përgatitjet për sensibilizimin e nxënësve dhe prindërve për mundësitë që ofron në përgatitjen e kuadrove për tregun e punës.
Kjo shkollë përmes ekipeve punuese ka filluar edhe realizimin e projektit i cili ka për qëllim njoftimin e nxënësve të shkollave fillore për drejtimet që ka kjo shkollë, benficionet dhe mundësitë e punësimit të nxënësve pas përfundimit të shkollës së mesme.
Edhe pse e margjinalizuar nga paragjykimet se në këtë shkollë nuk ka perspektivë statistikat flasin ndryshe. Sipas të dhënave nga Enti për Punësim në Ferizaj në mesin e mijëra kërkuesve për punë vetëm 380 janë me profesion nga lëmitë e agronomisë.
Në emisionin EXPO të Televizionit Tema,përgatitur ditë më parë shihet se kjo shkollë ka kushte mjaftë të mira për përgatitjen e kuadrove dhe është mjaftë mirë e pajisur me kabinete që mundësojnë zhvillimin e mësimit dhe një pjesë të madhe të mësimit praktik.
Për kushtet që ofron kjo shkollë mund të shihni videon e mëposhtme: