Ferizaj

Shkolla fillore “Afrim Abazi” organizon sofër bamirësie për mjekimin Mirjetës dhe Londinës

By FerizajPress

November 12, 2016

Ferizaj.11.11.2016. Sot në organizimin e SOFRËS në Shfmu”Afrim Abazi” në  lagjen Sherret të Ferizajt  ishte një angazhim me përkushtim  dhe kontribut dhënës nga nxënësit, stafi i shkollës dhe prindërit në ndihmë për mjekimin e Mirjetës dhe Londines.

Nga ky organizim bamirësie u tubuan 220 ero e 85 cent ku do të ju dhurohen familjes së Mirjetës dhe Londinës.

Ishte i veçantë përkushtimi i nxënësve të cilët  donin të jenë sa më afër Mirjetës e Londinës dhe të shprehin përkrahjen e tyre edhe përmes këtij aksioni.

Më këtë rast organizatorët kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe ata që ndihmuan e veçmas prindërit e nxënësve dhe Fabrikën e ujit  Miros.

Aksioni mbetet në vazhdimësi për vullnetmirët  dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtyre dy vajzave.