Shkodër, zbulohet motivi i vrasjes, ja për çfarë u godit me thikë punonjësi i OSHEE-së (Foto)

By FerizajPress

August 12, 2016

55-vjeçari  me detyrë punonjës i OSSHE-së në Shkodër, ka mbetur i vdekur nga goditjet e Martin Zefit, 47 vjeç banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.

Nga sa bëhet e ditur Zamir Velaj ka shkuar në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47-vjeçari Martin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike.

Mbrëmjen e sotme punonjësi i OSSHE-së ka qenë në këtë zonë për punë kur është ndeshur me Martin Zefin me të cilin kanë nisur të debatojnë. Më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Zefit.

Pasi është qëlluar disa herë më thikë Velaj ka kërkuar ndihmë ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ato të cilët e kanë dërguar në urgjencën e spitalit. Punonjësi i OSHEE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë efektivët e policisë së rendit në harkun kohor të pak minutave kanë bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit Martin Zefi i cili ka tentuar tu largohet forcave të policisë, por nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.

Dyshohet se në momentin e ngjarjes 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Në zonën e pallateve të Oblikes ka pasur vazhdimisht konflikte mes banorëve dhe OSHEE-së për shkak të borxheve. /Rozafa.tv/

.