Sport

Shkëndija as këtë vit nuk siguron grupet e Ligës së Evropës

By FerizajPress

August 30, 2018

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, ka dështuar të hyjë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke u mundur edhe në ndeshjen e dytë në shtëpi nga Rosenborg, tani me rezultat 0-2, ndërsa në ndeshjen e parë në Norvegji është mundur 3:1. Ndeshja e dytë e zhvilluar në Shkup, ka mundur të ketë rrjedhë krejt tjetër sikurse Shkëndija të mos shpërdoronte dy penallti. Ishte Ibrahimi që në minutën e 20’ dështoi nga penalltia, ndërsa në minutën e 49’ të njëjtën gjë e bëri edhe Emini. Për Rosenborg shënuan Hovland në minutën e 67’ dhe Reginussen në minutën e 84’./Lajmi.net/