Tech

Shkencëtarët rusë arrestohen për prodhim të Bitcoin

By FerizajPress

February 11, 2018

Autoritetet ruse kanë arrestuar inxhinierë në një nga objektet më të fshehta të helmeve bërthamore të vendit, pasi dyshohet se u përpoqën të bënin “bitcoin mining” në superkompjuterët e tyre. Disa punonjës janë arrestuar në Qendrën Federale Bërthamore në Sarov, Rusi perëndimore, pasi kanë bërë “përpjekje për të përdorur pajisjet e punës për qëllime personale, duke përfshirë edhe të ashtuquajturat miniera”, tha një zëdhënës i qendrës për Interfac News Agency.

“Aktivitetet e tyre u ndaluan në kohë”, shtuan ata, transmeton Gazeta Express.

Qendra Federale Bërthamore mbikëqyret nga Rosatom, agjencia bërthamore ruse. Në vitin 2011, qendra lansoi superkompjuterin e saj të ri me kapacitet prej 1 petaflop, që mund të kryejë një mijë trilion operacione për sekondë.

Kompjuteri nuk kishte për qëllim të lidhej në internet dhe kur shkencëtarët u përpoqën ta bënin këtë, departamenti i sigurisë së qendrës u alarmua. Kriptomonedhat si bitcoin nuk mbështeten në serverët e decentralizuar të kompjuterëve.

Kjo i lejon njerëzit të ofrojnë energji të përpunimit kompjuterik për të mundësuar kryerjen e transaksioneve. Në kthim, njerëzit shpërblehen me bitcoin.Gazetaexpress