Shkruan: Shkelzen Marevc
Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka filluar tani, por ka kohë që është punuar për këtë çështje. Qysh nga tërheqja e trupave të UÇK-s nga pjesa Veriore e Mitrovicës, me presionin e forcave franceze të NATO-s, dhe është vazhduar deri më sot të punohet për një gjë të tillë. Politika kosovare me veprime të dobëta politike në raport me situatat në pjesën Veriore të Mitrovicës dhe në anën tjetër aktivitetet e fuqishme të politikës së egër serbe ndaj popullatës së asaj ane (dëbimi i shqiptarëve nga ato anë, blerja pronave të tyre, investimet marramendëse të Serbisë dhe ndikimi i fuqishëm në atë pjesë, kërcënimet dhe frikësimet e vazhdueshme ndaj popullatës shqiptare, si dhe diskriminimi më i tmerrshëm i popullatës shqiptare në pjesën e Kosovës Lindore)janë faktorët që kanë ndikuar dhe e kanë përgatitur terrenin për një shkëmbim të mundshëm të territoreve. Sipas mendimit tim, reagimet që po i shohim sot nga politikanët kosovarë, do të duhej të ishin shumë kohë më parë, mirëpo ndoshta nuk kanë pasur kohë të merren me këtë gjë, ngase kanë përtuar të heqin dorë nga lluksi, apo ndoshta nuk është dashur të merren me politik, ngase ju kanë munguar aftësitë politike. Prandaj, mendoj që, në situatën aktuale (situatë që ka bërë të jetë i pashmangshëm shkëmbimi) më mirë është një shkëmbim sesa në këmbim të shtrirjes së asociacionit të komunave serbe me të drejta ekzekutive të marrim Kosovën Lindore. Qofsha i gabuar! Dhashtë Zoti u bëftë më e mira për ne!