Ferizaj

Shkëmbejnë përvojat e tyre në fushën sociale

By FerizajPress

November 18, 2016

Të premten në Ferizaj për vizite studimore kanë qëndruar Bashkia e Librazhdit, Elbasanit dhe Kukësit së bashku me Gizin për shërbime sociale.

Mirë se ardhje këtyre të fundit ju ka dëshiruar drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Burim Karameta. Ai me këtë rast ka theksuar se takime të këtij lloji janë shumë të rëndësishme me vet faktin se përvojat në fushën sociale shkëmbehen në mes dy vendeve fqinjë. Dr. Karameta ka treguar edhe shembujt e mirë dhe lëvdatat që ka marr Qendra për Punë Sociale në Ferizaj nga udhëheqës të shteteve të tjera.