Bëhet fjalë për një nga lojtarët që shkëlqeu me Kroacinë në Botëror. Është mbrojtësi i Atletiko Madridit, Sime Vrsalko. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” ka qenë trajneri Spalletti ai që e kërkon në ekip. Për momentin ka një mosmarrëveshje me ekipin spanjoll pasi Interi kërkon ta marrë si huazim më të drejtë blerjeje. Italianët janë të gatshëm të paguajnë 6 milionë euro për vitin e parë dhe vitin tjetër të tentojnë blerjen e plotë por klubi i Atletico Madrid nuk ka rënë dakord pasi kërkon një marrëveshje të menjëhershme.