Lajme

Shkelësit e rregullave në trafik së shpejti do të regjistrohen nga kamerat

By FerizajPress

June 25, 2018

Shumë shpejt nëpër Prishtinë nuk ka nevojë të dalë policia e të shqiptojë dënime. Pritet që nëpër krejt qytetin të vendosen kamera.

Prej tyre do të identifikohet secili shkelës i rregullave të komunikacionit.

Ky është njëri prej premtimeve që dha sot Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës. Sipas tij kamerat do të vendosen shumë shpejt nëpër gjitha pjesët e Prishtinës.

“Shpejtësia vret!!! Së shpejti edhe me masa tjera dhe deri në fund të vitit edhe sistemi i dënimeve në trafik edhe me kamera. #prishtina #siguria #zebrat”, ka shkruar Shpend Ahmeti në faqen e tij të Facebook.