Ferizaj

SHKA “Shqiponjat” nga Shkupi fitues i Festivalit FERFOLK në Ferizaj

By FerizajPress

June 23, 2019

Përfundoi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë FERFOLK 2019.Në Festivalin e parë Ndërkombëtar të valleve për fëmijë , “Shamikuqja” në Ferizaj morën pjesë 7 ansamble artistike nga vendet e ndryshme të Ballkanit, të cilat sollën jo vetëm një freski kulturore në këto ditë të nxehta qershori, por edhe një kolorit vallesh, veshur me kostume kombëtare, varësisht se cilin shtet e përfaqësonin.

Si zakonisht edhe kësaj radhe fëmijët treguan se me çiltërinë dhe dashurinë që sjellin janë ura më e mirë për ofrimin e kulturave të ndryshme, duke krijuar kështu një mozaik shumëngjyrësh që i ngjasonte një spektakli.Juria e përbërë nga: Dilaver Kryeziu-koreograf, Bajram Tahiri-koreograf, Anduena Tahiri-këngëtare, shpallën rezultatet:Vendi i parë: SHKA “Shqiponjat” nga ShkupiVendi i dytë: SHKA “Ibe Palikuqi”Vendi i tretë: AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia;Koreografia më e mirë- SHKA “Bajram Curri”-Prishtinë,Vallëtarët më të mirë “Mirçe Acev” nga Maqedonia;Paraqitja skenike “Dogroyolu” Turqia;Kostumet më të mira- “Sharski Behar” nga Bosna.Në hapje të festivalit, si nikoqir u prezantua Grupi i Fëmijëve “Shamikuqet” me Laura Sopën, që ishin edhe organiiizator të festivalit.Këtë Festival e ka përshëndetur edhe drejtoresha e DKRS-së në Ferizaj,Xhemile Murati-Shabani.