Editorial

Shizofrenia e quajtur VV

By FerizajPress

August 15, 2017

Akteret e skenës politike, në të gjitha këto vite të pas luftës, në një farë forme, me truket e tyre politike janë munduar të përbaltin Luftën e Shejtë të UÇK-së, të atyre djemëve e vajzave, që nuk kursyen asgjë nga vetja për të pasur të drejtën e fjalës, për të pasur të drejtën të shprehen njerëzit e lirë, por asnjëher për ti nënqmuar e për ti përbuzur ato vlera që krijuan me mundin, djerën e gjakun e tyre.

Turp është në ditët e sotme kush po na përfaqëson në Parlamentin e Kosovës. Shizofrenet, me probleme mendore, i tipit Frashër Krasniqi, i cili ende nuk i ka të mbyllura hetimet për sulme terroriste ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, mundohet të përbaltë Luftën Çlirimtare dhe akterët e saj.

Janë rritë fëmija, të cilët në ato periudha luftë, kur komandantët e ushtarët e UÇK-së përballeshin me makinerit vrastare serbe, sot po komentohen në forma të ndryshme nga disa qaramok të VV-së, të cilët në dukje shihet se po i shërbejnë misioneve të fshehta, kundërshtare të Republikës së Kosovës.

Në fakt vetë VV-ja janë kundërshtarë të Pavarësisë së vendit, të fshehur nën petkun e patriotizmit folklorik, për një Shqipëri të Bashkuar, janë armiqtë më të mëdhenj të vendit, sepse jam i bindur se këta janë misionarë.

Të marrurit me politik, nuk të jep të drejtë të nënçmosh të kaluarën historike e politike të vendit, të mundohesh ti njollosësh figurat ushtarake e politike, që dhanë shumë për lirinë e vendit.

Jemi mësuar me shprehjet vulgare, rrugaqiane, të pamatuna të patriotave të VV-së, por ajo që më bëri përshtypje për së keqi, ishte inferioritetit i njerëzve të Luftës së UÇK-së, të radhitur në këtë armatë të kuqe, të quajtur VV.

Ku je Gjeneral Rexhep Selimi, ku je strukur, që nuk të dëgjohet zëri?.

Ku je Aida Derguti, që ishe pjesëmarrëse e kësaj lufte?.

Ku jeni ju Çlirimtarë, që vraponi pas kësaj strukture organizative, që mision ka shkatërrimin e vendit.

Marre ju koftë të gjithëve!.

Haram ju qoftë, i gjithë mundi që është bërë në përkrahje të juaj për çlirim!

Jeni të vegjel, e kurr nuk do të arrini ta përbuzni e ta përulni, historinë e UÇK-së. Ajo tani më është shkruar.

 

 

MA:Nexhat  Shahini

(Magjister i Historisë)

Veteran i Luftëssë UÇK-së