Stuhia e erës dhe shiu që përfshiu regjoonin e Ferizajt në orët e mbrëmjes përveç vërshimeve ka rrëzuar edhe drunjë dhe shtylla elektrike. Me këtë rast janë bllokuar eshe disa rrugë për qarkullim.
Ju njoftojmë se për shkak te reshjeve të shiut , rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrezuar një shtylle elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën ,,Epopeja e Jezercit’’ (afër pishinës ,,Ujëvara’’ ) janë rrëzuar dy drunjë dhe është bllokuar rruga, ka njoftuar zëdhënësi i policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli.
Është njoftuar Drejtoria e Emergjencave e komunës , KEDS- in dhe zjarrfikësit, ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/ dytësore.
Ndersa në ora 19:45 janë liruar të dy këto rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë, për shkak të kolonës se automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar