Komuna e Ferizajt ka njoftuar se shitja e kurbanëve do të bëhet vetëm në hapësirat përballë Tregut të Kafshëve në Ferizaj.
Të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim do të procedohen sipas ligjit nga isnpektorët komunal.
Njoftimi i plotë
Njoftohen fermerët se shitja e kurbanëve me rastin e festës së Kurban Bajramit, duhet të bëhet në hapësirën përballë Tregut të Kafshëve në Ferizaj dhe asessi në zona tjera, andaj ftohen të gjithë fermerët që të respektojnë këtë vendim, në të kundërtën, për rastet që hasen duke bërë shitjen e kurbanëve jashtë këtij lokacioni, do të procedohen sipas ligjit nga Inspektorati i Komunës.