Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, i cili më 6 maj e dorëzon mandatin, nga kjo pozitë ka bërë me dije se ky institucion ka arritur të krijojë një identitet të fortë vendor e ndërkombëtar.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’, se kjo është arritur falë një pune të madhe profesionale të personelit të IPK-së.
Shishani ka deklaruar se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar prioritet kryesor i këtij institucioni ka qenë bashkëpunimi me qytetarët.