Prishtina është duke barazuar 1:1 në ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj Europa të Gjibraltarit. Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë. Prishtina barazimin e arriti në minutën e 50’ të ndeshjes. Ishte ylli Përfaqësueses U21 të Kosovës, Meriton Korenica, që shënoi nga gjuajtja e lirë një super-gol, për t’i dhënë shpresa Prishtinës për një rezultat të favorshëm, pse jo edhe fitore./Lajmi.net/