Rënia e regjimit komunist e la vendin në errësirë totale.
Një pjesë e madhe e popullsisë, pas 45 viteve në komunizëm, iu drejtua emigrimit.
Shumë persona ishin në udhëkryq, pa një orientim ku të shkonin dhe çfarë të bënin. Ajo që binte në sy ishte mungesa e gjithçkaje, duke nisur nga ushqimi, strehimi, veshjet etj.
Mirëpo, nuk mund të themi se mungonte dashuria. Njerëzit vijonin të martoheshin, shumoheshin e të argëtoheshin në dasma e gëzime.