Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë.
Minimalet do të sillen rreth 17C, e në fundjavë do të zbresin deri në 13C, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32C, por në fundjavë do të zbresin deri në 28C.
Ditëve në vijim pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell. 9.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. 10.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. 11.08-12.08 – Të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell. 13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.