Majlinda Zeka dhe reperi i njohur Majk, javë më parë janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roan.
Ata, çdo ditë pothuajse publikojnë foto të ndryshme të djalit, duke ia shprehur dashurinë, transmeton express.
E para pak minutash nëna Majlindë ka publikuar një foto të Roanit teksa është zgjuar nga gjumi, e që padyshim kjo është fotografia më e bukur që keni parë deri tani.