Sport

Shifra të jashtëzakonshme të Ronaldos, e arrin këtë rekord me Realin (Foto)

By FerizajPress

April 12, 2016

Cristiano Ronaldo e ka arrtitur edhe një shifër tjetër rekord me Real Madrid.

Pas dy golave të shënuar ndaj Wolfsburg në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Ronaldo tani ka shënuar së paku 45 gola për Real Madridin për të 6-tin edicion radhazi.

Ronaldo gjithashtu është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit të numrit më të madh të golave të shënuar në një edicion të Ligës së Kampionëve, të cilin ai e mban që nga sezoni 2013/14 me gjithsej 17 gola. /Gazeta Blic/