Ferizaj

Shi dhe vranësira: Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

By FerizajPress

March 31, 2022

Nesër dhe të shtunën pritet që në vendin tonë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.