Ferizaj

Shfaqja “Kontrolli dhe makina e dashurisë” në Festivalin “Talia e Flakës 2021” vlerësohet me çmimin “Prurje e re: Kompozim Regjisorial”

By FerizajPress

January 27, 2021

Shfaqja “Kontrolli dhe makina e dashurisë” me regjinë e Besim Ugzmajlit, në Festivalin “Talia e Flakës 2021” u vlerësua me çmimin “Prurje e re: Kompozim Regjisorial” një çmim me mjaft peshë për Teatrin tonë dhe prodhimtarinë tonë skenike.

Meritat përveç regjisorit të mirënjohur, Besim Ugzmajli që prodhoi një shfaqje të tillë kulminante i ndajnë edhe aktorët e jashtëzakonshëm të cilët me lojën e tyre, po bëjnë që kjo shfaqje të jetë nga më të dashurat për publikun, pa lënë anash edhe stafin e mrekullueshëm teknik të Teatrit “Adriana”.