Tech

Shfaqet Galaxy Tab S2 i ri

By FerizajPress

February 16, 2017

Pas versionit me 9.7-inç, versioni 8.0-inç i Samsung Galaxy Tab S2 me sistemin operativ Android 7.0 është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench, duke sugjeruar se kompania koreane-jugore aktualisht është duke testuar përditësimin Nougat për këtë tablet.

Geekbench zbuloi numrin e modelit SM-T719, që nënkupton se është përditësim, versioni i vitit 2016 i Galaxy Tab S2 8.0 i cili është lansuar nga gjiganti i teknologjisë në prill të vitit të kaluar, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj uebfaqe, Galaxy Tab S2 i ri pritet të vijë me procesor të Qualcommit Snapdragon 652 dhe me sistemin operativ Android Marshmallow.