Sheshelin mund ta rikthejë në burg, ish avokati i Haradinajt

By FerizajPress

May 10, 2016

Sipas mediave serbe, thuhet se Emmerson do të jetë anëtar i panelit të ankesave në procesin e të akuzuarit për krime lufte dhe kreun e radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel, transmeton lajmi.net. Këtë panel do ta udhëheq gjyqtari amerikan Theodor Meron, kryetari i kahmotshëm i Gjykatës dhe mekanizmave gjyqësorë.

Emmerson ka qenë avokati i ish komandantit të UÇK-së dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Mediat serbe raportojnë se Emmeron ka pasur një qëndrim edhe kundër kryeprokurores së Gjykatës, Carla Del Ponte, për ngritje të akuzave ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Në panelin e gjyqtarëve që do të trajtojnë këtë ankesë ndaj lirimit të Sheshelit, do të jetë edhe dy gjykatës nga Afrika dhe një nga Portugalia. /lajmi.net

The post Sheshelin mund ta rikthejë në burg, ish avokati i Haradinajt appeared first on Lajminet.