Sheshel dorëzon kërkesën për pasaportë, destinacioni i parë Zagrebi

By FerizajPress

April 04, 2016

Sheshel sipas Tanjug, me këtë rast tha se ka në plan të bëjë një turne në gjithë Rrepublikën Serbe, ku synon edhe të angazhohet atje në fushatën e zgjedhjeve lokale, transmeton lajmi.net.

Ai duket se do të tentojë ta vizitojë Kroacinë, pavarësisht faktit se Ministria e Brendshme e këtij shteti i ka ndaluar hyrjen.

Gjykata e Hagës ditë më parë e liroi Sheshelin nga të gjitha akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hecergovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Sheshel është një qytetar i lirë dhe mund ta vizitojë këtë shtet pa problem.

“Të gjithë ata që janë të lirë dhe kanë dokumente të vlefshme udhëtimi mund të vijnë këtu dhe atë nuk mundet ta pengojë askush”, tha Dodik.

Ai vuri në dukje se gjykata e Hagës liroi Sheshelin dhe askush nuk mund ta pengojë lëvizjen e tij. /lajmi.net

The post Sheshel dorëzon kërkesën për pasaportë, destinacioni i parë Zagrebi appeared first on Lajminet.