Kuvendi përfshihet nga kaosi pas fyerjeve pa mikrofona që u bënë në sallën e Kuvendit. Deputeti Edi Paloka tenton të qëllojë deputetin Erjon Brace, ndërkohë që në këtë moment kanë ndërhyrë gardistët që rrinë në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit. Në replika të ashpra Berisha është ngritur në këmbë , kur Braçe i ka thënë “Sali, o Sali, mos bëj si qen. Ulu aty. Ulu…”.
Nga ana e tij Berisha i ka thënë “mos bej si qen”.
LEXO EDHE Berisha:Rama i çoi para dy ditësh ‘Saje qorrin’ Prengës në lokal, ishte dhe kreu i Policisë Gjithçka ndodhi pas një sherri pa kamera e mikrofona mes deputetit të majtë Brace me deputetin e djathtë Ristani dhe Palokën. Në këtë moment Paloka ka tentuar të prekë për krahu deputetin Braçe, çka ka sjellë edhe largimin e mediave nga Parlamenti.