Sherr me thika në lokal, dy të plagosur. Kapet një nga autorët

By FerizajPress

July 11, 2016

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pllakë” të Gjirokastrës dhe për fat, policia njofton se të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se në flagrancë u arrestua Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve M.N dhe O.A . “Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njeri­tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me mjete prerëse (thikë ) shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”­ njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

 

.