Lajme

Sherr me thika mes dy të rinjve, shkak u bë një garë me qen

By FerizajPress

April 13, 2016

Një sherr i momentit ka përfunduar në përleshje me thika mes dy të rinjve në Korçë. Informacionet paraprake nga policia bëjnë me dije se konflikti ka lindur për shkak të një gare me qen.

Majkëll Jakova, 25 vjeç, banues në Korçë dhe Tomi Misha, rreth 34 vjeç, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit në fjalë janë konfliktuar me njëri­-tjetrin në afërsi të një lokali në Malin Moravë.