Sport

Sherr masiv në ndeshjen kualifikuese të Botërorit, 13 të përjashtuar

By FerizajPress

July 03, 2018

Ndeshja e vlefshme për Grupin B po luhej në Manila, me miqtë nga Australia që udhëhiqnin bindshëm 79-48, kur nisi sherri. Filipinasi Aguilar shtyn australianin Gliddon, por ai që reagon është një tjetër basketbollist australain, Kickert, që reagon duke goditur me grusht filipinasin, që bie në parket. Kaq ka mjaftuar që i gjithë stoli i kombëtares së Filipines të rrethojë australianin, duke nisur kështu një betejë në parket, shkruan telesport. Grushte e shkelma, shtyrje dhe karrige që fluturojnë në fushë, një skenë e shëmtuar që zgjati gati dy minuta. Gjyqtarët kanë parë më pas pamjet televizive dhe kanë vendosur të përjashtojnë 9 basketbollistë të kombëtares filipinase dhe 4 të kombëtares australiane. Ndeshja rinisi me vetëm 3 basketbollistë të kombëtares vendase, por dy prej tyre dalin nga loja me 5 personale, duke detyruar gjyqtarët të ndërpresin takimin, që u ndal zyrtarisht në minutën e 28-të, në shifrat 89-53 për Australinë.