Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e Sporteve e sapo përfunduar në këtë fshat.
Në këtë ngjarje, mori pjesë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë më drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, si dhe mysafirë të shumtë.
Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Ai me këtë rast ka thënë se ky është një moment i veçantë kur po shënojmë dy data domethënëse, për lirinë si rrjedhojë e sakrificës dhe arsimin ferizajas duke shënuar ditëlindjen e Astritit që njëkohësisht është edhe dita e shkollës – emrin e të cilit mban, si dhe inaugurimin e një vepre publike të rëndësisë kapitale për institucionin por edhe sportin në Ferizaj – Sallën e Sportit të shkollës suaj.
“Dëshmorët e Kombit, si Astriti, kanë vetëm ditëlindje, përvjetorët për Dëshmorët janë përvjetor lavdie. Është gjaku i tyre, lavdia e sakrificës së tyre, që na bën sot të festojmë, të lirë, mes qindra shkollarëve të vegjël nën kulmin e ngrehinës së dijes që mban krenarë emrin e Astritit.Astriti ishte njomak kur kaloi në përjetësi. Astriti ishte poeti që talentin e tij, ndjenjat më të sinqerta djaloshare i shkriu në vargje të kristalta, ngrohur këto me gjakun e tij që sot ngelen testament i shembëlltyrës së tij.
E them këtë, ngaqë Astriti që në vegjëli, u brumos me dashurinë për dijen, për atdhedashurinë, nga babai i tij, mësuesi i respektuar që e përjetoi flijimin e të birit për lirinë, baca Gafurr që sot e kemi mes nesh.
“Yllin tim e thërras” është titulli i veprës që Astriti la pas. Yjet ishin mbrojtësit e tij, qielli i pamatë mburoja engjëllore e rinisë së tij, yjet e përcollën në përjetësi Astritin, për ta shndërruar përjetë në yll të lirisë që ndriçon rrugën tonë përpara”, ka thënë Kryetari Aliu,
Ndërkaq drejtori i Arsimit Afrim Llabjani, po shënojmë Ditën e Shkollës “Astrit Bytyçi”, ndërsa këtë festë e bën më madhështore edhe një ngjarje tjetër që i bashkëngjitet Ditës së Shkollës – përurimi i Sallës së Sporteve – një vepër kapitale kjo që do t’i shërbej gjeneratave të tanishme por edhe të ardhshme të shkollarëve, sportistëve e klubeve sportive të Ferizajt.
“Shkolla që bart emrin e Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, me nxënësit ekselentë, me mësimdhënësit e përkushtuar, me drejtuesit e dëshmuar në rrugët e suksesit, ka lartësuar e po lartëson çdo ditë, arsimin ferizajas. Ky sukses, kjo rrugë e trasuar e dijes me përplot arritje, bën të veçantë këtë institucion, por njëkohshëm na bën krenarë të gjithëve.Shkolla që bart emrin e Dëshmorit të Kombit, Astrit Bytyçi, me nxënësit ekselentë, me mësimdhënësit e përkushtuar, me drejtuesit e dëshmuar në rrugët e suksesit, ka lartësuar e po lartëson çdo ditë, arsimin ferizajas. Ky sukses, kjo rrugë e trasuar e dijes me përplot arritje, bën të veçantë këtë institucion, por njëkohshëm na bën krenarë të gjithëve. Në mesin e institucioneve arsimore të qytetit, Shkolla “Astrit Bytyçi” zë një vend të rëndësishëm në hallkën e sistemit arsimor lokal, duke qenë një zgjedhje masive e prindërve, për t’i orientuar shkollimin e fëmijëve të tyre. Ky fakt, flet zëshëm për nivelin organizativ e qasjen bashkëkohore që përfaqëson ky institucion, të cilit sot po i shënojmë Ditën e Shkollës.
Me fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe drejtorja e shkollës Kristina Gashi-Bytyqi gjersa mësimdhënësit e shkollës bashkë me nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik të cilin e prezantuan në këtë ngjarje.