Këtë të premte është shënuar dita e shkollës “Bilall Shala”në fshatin Lloshkobare.
Në këtë manifestim merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, mësimdhënës, prindër dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili vlerësoi tejet lart kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për edukimin e brezave të rinj.