Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Kompania “Kopshti i Artë” në orë e hershme të ditës së sotme fillojë mbjelljen e luleve dhe pastrimin e oborrit të shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në Bibaj të Ferizajt.
Ky aksion u përkrah edhe nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj Xhemile Murati. Pronari i kompanisë “Kopshti I Artë”, Faton Haxhisalihu, tha se për të shënuar këtë ditë ka zgjedhur që të mbjellë lule dhe të pastrojë oborrin e shkollës në fshatin Bibaj, aty ku edhe vet ka kryer shkollën..
“Në gjithë botën shënohet kjo ditë. Zakonisht mbillen lule dhe pastrohen hapësira të ndryshme, që të kemi një ambient sa më të pastër. Unë kam zgjedhur oborrin e shkollës ku edhe vet kam kryer shkollën , që edhe gjeneratat e reja të kenë një ambient të pastër dhe të bukur” ka thënë Faton Haxhisalihu.