Ferizaj

Shënohet “Dita Botërore e Ndihmës së Shpejt”

By FerizajPress

September 08, 2023

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i “Ditës Botërore të Ndihmës së Shpejt”,ndërsa të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i komunës së Ferizajit Lulzim Aliu, drejtori i DSHMS Kemajl Emini, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri, mjek infermier , vozitës, puntorë mbështetës të QKMF.

Kjo ditë shënohet për herë të parë në historikun e QKMF-së në Ferizaj, dhe po mbahet nën patronatin e drejtorit të DSHMS-së në bashkpunim me drejtorinë e QKMF-së dhe kordinatorin e edukimit dhe promovimit shëndetsorë .

Shënimi i kësaj dite përkon dhe me vitin jubilar të shënimit të 150 vjetorit të qytetit tonë dhe të gjitha këto aktivitete të këtij viti hyjnë në kuadër të aktiviteteve të 150 vjetorit që organizohen nga zyra e Kryetarit të Komunës sonë Agim Aliu.

Të paranishmit falenderuan stafin e Emergjencës primare për angazhimin e tyre në trajtimin e rasteve urgjente në teren, si dhe shpehën gatishmërinë për për mbështëtjen dhe avansimin e Emergjencës Primare në ofrimin e kushteve më të mira dhe furnizimin me pajisje e autoambulanca të reja .

Ndihma e shpejtë ose Njësia e Emergjencës Primare të QKMF-së, mund të cilësohet si njësia elite e QKMF –së pasi ka përgjegjësitë dhe detyrat më delicate në KPSH. Nga veprimi i uniformave të kuqe shpejt, sigurt dhe me kompetencë bënë që të shpëtohen shumë jetë, të mbahet zingjiri I mbijetesës dhe të parandalohen invaliditete. Arritja me kohë te pacientët që poi u rrezikohet jeta, për ta është dhe kthimi I shpresës dhe besimit për jetën, në sytë e tyre ju jeni heronjt, ju jeni shpëtimtarët e jetës së tyre.

Gjithashtu në kuadër të kësaj dite gjatë ditës u mbajt dhe një ligjeratë nga trajnerët e QKMF-së Ali Shaqiri, Afërdita Muharremi dhe Selim Bega për “ ndihmën e parë te personat me aftësi ndryshe“ në shoqatën Hendikos.