Ferizaj

Shënohet Dita Botërore e Farmacistëve

By FerizajPress

September 25, 2023

Në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj gjatë ditës së sotme u shënua Dita Botërore e Farmacistëve. Të pranishmëve mjekë, infermierë dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë me fjalë rasti i’u drejtuan nënkryetari i Komunës Lulzim Aliu, Dr. Kemajl Emini – Drejtor i DSHMS-së dhe Dr. Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF-së.

Ndërsa materialin mbi rrjedhat dhe zhvillimin e farmacisë në Ferizaj e prezantoi Elinë Lubishtani, përgjegjëse e barnatorës qëndrore.

Vlen të theksohet se kremtimi i kësaj dite daton që nga viti 2009, ndërsa në QKMF-Ferizaj u shënua për herë të parë, në vazhdën e aktiviteteve për kremtimin e 150 vjetroit të Ferizajt.

Lënda e përzgjedhur për shënimin e Ditës Botërore të Farmacistëve për 2023 është “Farmacia forcon sistemet shëndetësore”. Kjo temë thekson se sa e rëndësishme është që farmacistët të mbështesin dhe përmirësojnë sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën