Ferizaj

Shënohet  70 vjetori i gjimnazit shtetëror në Ferizaj

By FerizajPress

September 16, 2016

70 vite më parë në Ferizaj ka nisur punën gjimnazi shqiptar shtetëror, një institucion edukativo –arsimor me peshë i cili për vite barti barrën e edukimit të brezave të tërë. Në një akademi të organizuar me këtë rast, krahas historikut dhe punës edukative të kësaj shkolle, është folur edhe për kontributi e atyre që kanë dhënë në suksesin e kësaj shkolle.

Nën patronatin e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, sot është mbajtur një akademi kushtuar 70 vjetorit të themelimit të gjimnazit shqiptar shtetëror, një institucioni të dijes i cili për shumë vite barti barrën e edukimit të brezave të asaj kohe. Me këtë rast folësit kanë spikatur punën e mirë edukative që është bërë në këtë institucion arsimor, pa harruar edhe kontributin e mësimdhënësve. Në emër të këshillit organizativ Ibrahim Hyseni, në vija të trasha ka shkoqitur aspekte që lidhen me funksionimin e kësaj shkolle. U tha se ky institucion i dijes gjatë aktivitetit pothujase dhjetëvjeçar ka nxjerrur tetë gjenerata nxënësish . Ndërsa i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se hapja e gjimnazit në atë kohë, e ka bërë këtë ngjarje të rëndësishme në jetë shoqërore, e sidomos të arsimit në Ferizaj.