Ferizaj

Shënohet 16 Prilli – Dita e Personave të Zhdukur në Ferizaj

By FerizajPress

April 16, 2022

Nën organizimin e Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur në Ferizaj “Yjet e Zemrës” dhe me mbështetjen e Komunës së Ferizajt, sot, u shënua kjo datë në qytetin tonë, me performancë, marshutë dhe homazhe pranë obeliskut të të pagjeturve nga drejtues institucional lokal dhe familjarë të të pagjeturve.

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe kryetari i Shoqatës “Yjet e Zemrës”, Sali Muhaxheri të cilët potencuan obligimin institucional dhe nevojën e veprimit të drejtësisë ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.