Ferizaj, 15 tetor 2017 . Lëvizja Popullore Shqiptare për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enver Hoxhës, me një manifestim, të dielën në Ferizaj ka shënuar 109 vjetorin e lindjes së ish-liderit komunist,Enver Hoxha.Me këtë rast para të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe mysafir të ardhur nga të gjitha trojet etnike, u vlerësua lartë figura e Enver Hoxhës.Kryetari I kësaj lëvizje, profesori I filozofisë, Remzi Hasani, duke folur për figurën siç e quajti të komandantit Enver Hoxha, u ndal tek personifikimi i tij , duke thënë se e vërteta historike për këtë kolos të madh të Shqipërisë është fare e thjesht, për ata që dinë dhe duan ta kuptojnë.
”Ky vigan i madh popullit shqiptar tërë jetën e tij e koceptoi si një detyrë madhore ndaj atdheut.Dhe pikërisht për këtë arsye edhe koha në të cilën ai jetoi dhe veproi e mori emrin e tij” theksoi Hasani, për të vazhduar se “epoka që mban emrin e Enverit , është epokë e njeriut që luftoi dhe punoi për ndërtimin dhe emancipimin e Shqipërisë”. Për më tepër duke u ndalur rreth aktivitetit të formacionit që e drejton, Remzi Hasani, ka vë në dukje se për 7 vjet ky formacion politik me besnikëri I detyrohet dhe e trason frymën politike të Enverit në rrethana modern.”Ne si formacion politik , angazhohemi që e tërë gjeografia shqiptare ku mbi 50 përqind i përkasin popullit tonë, duhet që me dëshirë ose pa të t’i bashkohen Shqipërisë” theksoi Hasani. Para të pranishmëve folën edhe Shefik Sadriu,në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës.Bile , ky në fjalën e tij, vitin 1908 e vlerësoi si vitin historik me të rëndësishëm ndër shqiptar, ngase shënon lindjen e Enver Hoxhës dhe të alfabeti të gjuhës shqipe. Folën edhe Nehat Selimi nga Presheva dhe Selver Ibrahimi nga Kumanova, ndërsa profesori Sahit Salihu, tha se Enveri në çantën e tij kahëdo që shkonte e mbante librin manifest të Sami Frashërit”Shqipëria çka qenë, që është dhe çdo të bëhet”. Në këtë manifestim u zbulua edhe një foto me emrat e katër aktivistëve të këtij subjekti që nuk jetojnë më , ndërsa për të pranishmit u shfaq edhe një program artistik.