Ferizaj

“Shenja e Artë e Fluturimeve” – Ferizajasi Ali Aliu, një nga pilotët më të mirë në ish Jugosllavi

By FerizajPress

October 24, 2020

Piloti i parë shqiptar në ish Jugosllavi, është Ali Aliu nga Komogllava e Ferizajt, vlera më e çmueshme e historisë sonë të aeronautikës, me rreth 6000 fluturime e mbi 2700 orë fluturime, prej të cilave 2100 orë fluturime me aeroplanë supersonik.

Me Akademinë e Forcave Ajrore në Zarë të Kroacisë dhe studimet postdiplomike në Akademinë e Avancuar të Forcave Ajrore Ushtarake në Beograd, Ali Aliu me dijen e tij të çmueshme edukoi e trajnoi mbi 40 pilotë për të mbetur përjetësisht ndër emrat e parë e më të vlerësuarit në faqet e para të historisë e themeleve të aeronautikës shqiptare.

“Ferizaj, Komogllava i dha Kosovës qytetarin shembull e pilotin që i heq kapelën çdo profesionistë i aeronautikës, ferizajasin Ali Aliu” ka shkruar Agim Aliu