Dr. Bardh Zeqiri
Nuk do duhej të ishte, por tani është nevoja të ju ftojmë në këtë gjendje pandemie, të bëhemi bashkë me institucionet publike edhe ne spitalet private, bashkë me gjitha klinikat.
Qytetarët dhe institucionet publike kanë nevojë për ndihmë dhe kapacitete shtesë në resurse humane si mjekë, infermierë dhe profesionistë të mjekësisë si dhe për infrastrukturë si: hapësira, objekte dhe vendqëndrime për ti trajtuar pacientët e sëmurë nëpër shtretër.
Gjendja është serioze. Sot, kur po shkruajmë veç se kemi arritë vendin e parë në 24 orët e fundit, për nga numri i raste të infektuar dhe me fatalitet nga Covid-19.
Ky lloj virusi infektiv i quajtur SARS-Cov-2, po e shpreh agresivitetin e vet në të gjitha shtresat, pa dallim moshe, gjinie apo race, jemi të gjithë dëshmitarë të asaj se po humbim njerëz edhe pa sëmundje tjera përcjellëse. Teoria se virusi po që se kalohet trupi krijon imunitet, tani po vihet në dyshim krejt kjo pasi që po lajmërohen rastet me recidiva, edhe vaksinimi tani me nuk ka efekt. Teoria tjetër se ky virus prek vetëm moshën e vjetër, nuk po del të jetë e saktë. Jemi në luftë me të pa njohurën.
Duke e pa se kapacitetet në QKUK dhe Spitale Rajonale veç se kanë fillua me u limitua, po vihet ne pikëpyetje jeta e gjithë qytetarëve dhe vetë neve, atëherë unë si Doktor bëj ftesë publike e miqësore të gjitha klinikave private dhe Spitaleve Private që të vënë në shërbim resurset e tyre teknike dhe intelektuale për trajtim të pacienteve me Covid-19, që ketë gjendje e cila veç se po rëndohet dhe përkeqësohet më shumë ta kalojmë sa me shpejt!
Tani më kemi fillua me humbë dhe stafin mjekësor edhe pse unë jam me profesion doktor i stomatologjisë, ofrohem që në baza vullnetare të shërbej me ekipet mobile në teren apo në tenda, ftojë të gjithë profesionistët shëndetësor të bëhemi bashkë dhe të ofrojmë ndihmën tonë aty ku ka nevojë, të japim kontributin tonë që sado pak ta zbusim gjendjen në të cilën gjendemi,
Panik jo, por kujdes maksimal!
Të bëhemi bashkë profesionistë mjekësor e ta nxjerrim vendin nga kriza shëndetësore, ti ndihmojmë institucioneve publike dhe popullin tonë.