Komuna Hani i Elezit, ka njoftuar se sërish janë shembur gurët në aksin rrugorë Hani i Elezit- Gorancë.
“Zyrtarë nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Policisë së Kosovës janë në monitorim të rrugës e cila për momentin është e pakalueshme. Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke marrë masa që kjo rrugë të pastrohet sa më shpejtë që të jetë e mundur’, është thënë në njoftimin e Komunës së Hani të Elezit.