Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Ferizaj, Ali Halimi, nga sot i është bashkuar Nismës Socialdemokrate. Bashkë me Halimin nga Vetëvendosje tek Nisma kanë aderuar edhe disa anëtarë tjerë të partisë së Albin Kurtit.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj. Nisma në Ferizaj, sipas Limajt, do të jetë shumë më e fuqishme.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën. Nga sot pjesë e familjes tonë politike do të bëhet shefi i asamblistëve të VV-së në Ferizaj, Ali Halimi me bashkëpunëtore. Nisma në Ferizaj do të jetë shumë më e fuqishme. I urojmë mirëseardhje asamblistit për t’i ofruar bashkëpunimin e përbashkët të Nismës në Ferizaj dhe Kosovë”, ka thënë Limaj.