“Paralajmërimi për udhëtim” pritet të mbetet në fuqi edhe për katër muajt e ardhshëm.
Kjo deklaratë zyrtare i referohet sulmeve të fundit nga Shteti Islamik dhe Al Qaeda, si dhe nga organizatat e afërta me to, kundër Francës, Rusisë, Suedisë e Britanisë së Madhe.
DASH thotë se sulme tjera terroriste mund të kryhen, edhe përkundër “operacioneve të vazhdueshme të qeverive lokale në luftën kundër terrorizmit”, transmeton Koha.net.
“Shtetasit amerikanë duhet gjithmonë të jenë të vëmendshëm për mundësinë se simpatizantë të terroristëve mund të kryejnë me pak apo pa fare paralajmërim”, thuhet në deklaratën e DASH-it.
“Terroristët pritet të përdorin taktika të njohura, siç është sulmi me armë zjarri, me eksplozivë, thika apo objekte të mprehta që i shmangen sigurimit, apo duke i shndërruar kamionët apo automobilat në armë e duke u turrur mbi njerëz. Shtetasit amerikanë që udhëtojnë në apo përmes Evropës inkurajohen të kontrollojnë ueb-faqet e ambasadave apo konsullatave të tyre e po ashtu të mbledhin informata lokale të sigurisë nga zyrtarët”, shton më tej deklarata.
Amerikanët këshillohen të ndjekin urdhra nga autoritetet lokale dhe të monitorojnë mediat dhe burimet tjera të informimit.