Lajme

SHBA, vriten 3 policë në Luiziana ekzekutohet autori, 2 në kërkim

By FerizajPress

July 17, 2016

SHBA nuk ka qetësi, ndërsa hakmarrja raciale vazhdon të thellohet, pasi tre agjentë janë vrarë, ndërsa një ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm me orën amerikane në Luiziana.

Dëshmitarë thanë se një person i veshur me të zeza e me fytyrë e mbuluar nisi të qëllonte pa dallim mbi një grup policësh teksa kalonin mes një supermarketi e një lavazhi.

Policia gjatë aksionit arriti që të ekzekutonte njërin nga autorët që vrau 3 policët, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të policisë në Baton Rouge, 2 javë pas një videoje të publikuar ku policët vranë në 5 korrik afro- amerikanin Alton Sterling po në Luiziana nga e cila nisën protestat e dhunshme.