“Nuk e di saktësisht se çfarë punojnë ata, kurrë nuk e kam vizituar atë qendër, por mendoj se ka arsye të mira për brengosje”, ka thënë Scott duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a e konsideron Qendrën humanitare ruso serbe si qendër e spiunazhit.
Scott ka thënë se kjo pyetje është më tepër për Serbinë, për njerëzit të cilët jetojnë atje dhe për qeverinë e Serbisë.
“Kjo pyetje është për ata, se çfarë mendojnë se rusën në të vërtet punojnë në atë qendër”, ka theksuar ambasadori amerikan në Serbi, transmeton, gazetametro.net.
Scott e ka hapur në Nish simpoziumin “Roli i NATO’s në Evropën Juglindore” dhe e këtë rast ka cekur se bashkëpunimi me atë aleancë ushtarake është para se gjithash në interes të Serbisë.
“Anëtarësimi në NATO, si gjithë shteteve tjera, edhe Serbisë do të kishte sjell mbrojtje. Ky është gjithashtu edhe sistemi i vlerave. Të gjitha anëtaret bashkëpunojnë jo vetëm në bazë ushtarake por edhe në atë politike, në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe reagimit në situata të jashtëzakonshme”, ka theksuar Scott.
“Vendimi mbetet te Serbia se a do të mbetet neutrale apo do të hyjë në NATO. Mendoj se mund të mbetet neutrale, por të hyjë në Bashkësinë Evropiane. Ka anëtare të BE të cilat janë neutrale”, ka thënë Scott.
Në simpoziumin të cilin e ka organizuar “Klubi i miqësisë serbo amerikane” dhe ambasada amerikane në Serbi kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes nga Bullgaria, Mali i Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia.